-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Dy persona tentojnë të futen në dhomën ku po trajtohet “Italiani”, intervenon Policia

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para 10 ditësh në kafeterinë “Bon Vivant”, Andi Pajaziti, akoma nuk është dërguar në qendrën e paraburgimit, përkundër që kjo masë është caktuar, pasi i njëjti po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK. I njohur si “Italiani”, Andi po ruhet nga zyrtarët policorë që janë caktuar për ta siguruar derisa ta përfundojë trajtimin.

Vizitat janë te lejuara në kushte të njëjta si në qendrën e paraburgimit dhe kushdo që nuk ka leje nga Gjykata, është i ndaluar ta vizitojë të dyshuarin.

Por ndryshe ka ndodhur mbrëmë, kur Policia u përballë me dy persona, që tentuan të futen në dhomën ku është i shtrirë Pajaziti.

Burimet brenda klinikës kanë bërë me dije se dy persona dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë, duke iu kërkuar që të takohen me “Italianin”, ndonëse një gjë e tillë nuk lejohet.

Të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë), më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, teksa Policia ka intervenuar për të siguruar prezencën e tyre dhe që të zbulohet arsyeja e shkuarjes së tyre në klinikën ku po ruhet Pajaziti.

Pasi të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, gjatë dhënies së deklaratave, kanë deklaruar se janë familjarë të Andit dhe qëllimi i vetëm i tyre ka qenë ta vizitojnë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre, në drejtim të veprës penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img