Hamdi Vraniqi dha lejen për ndërtimin e Kishës Serbe në Oborrin e Universitetit të Prishtinës. I ndjeri është babai i Zëdhënësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar disa herë të rrëzohet kjo kishë e ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo, për ironi, leja për ndërtimin e saj është dhënë nga një shqiptar, për më tepër nga babai i një prej zyrtarëve më të lartë të Vetëvendosjes.
Një ditë më parë, Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi shokoi opinionin me një status në Facebook, ku deklaroi se “Kosova si shtet i pavarur nuk ka gjasa të mbijetojë” – një argument ky i zakonshëm i kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Në fakt, Vraniqi nuk është i largët me regjimin që ka kundërshtuar përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës – nëse rrëmohet në biografinë familjare të tij.
Erzen Vraniqi është djali i Hamdi Vraniqit, ish-profesor universitar. Hamdiu mbahet mend si një prej shqiptarëve të vetëm që vazhduan të punojnë edhe pas instalimit të masave të dhunshme.
Por, jo vetëm kaq.
Hamdi Vranqi, siç del nga një deklaratë e igumenit Sava Janjiq dhënë me 3 tetor 2015 për Radion Europa e Lirë, është personi që ka dhënë lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Për kishën e cila ende qëndron e papërfunduar në oborrin e UP’së, Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e secilës është edhe djali i Hamdi Vraniqit, që në 1990 u pajtua të ndërtohet, vazhdimisht ka kërkuar rrënimin e saj. Madje, edhe kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti – që vjen nga e njëjta parti, kishte premtuar se do ta realizonte rrënimin e saj. Vartës i këtij të fundit, që nga ardhja në pushtet qëndron Erzen Vraniqi, si zëdhënës në Komunën e kryeqytetit.
Por, ja çfarë deklaron për Europën e Lirë Sava Janjiq.
“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, ka deklaruar Janjiq.
Dokumenti në fjalë, sipas Janjiqit i lëshuar në Shtator të vitit 1990, pati ndryshuar vendimin ekzistues – të deri atëhershëm, se toka komunale e Prishtinës, në fjalë, i takon vetëm Universitetit të Prishtinës, e cila kishte të drejtën ekzekutive të ndërtonte vetëm objekte për nevojat e saj – fakultete, duke mos u lejuar asnjë lloje shfrytëzimi për nevoja tjera të asaj parcele.
Ky dokument tash përdorët nga Kisha Ortodokse serbe si dëshmi se Kisha në oborrin e UP’së nuk u ndërtua në mënyrë ilegale dhe se hapësira ku ajo ndodhet iu lëshuan në shfrytëzim nga funksionaret e asaj kohe – që sipas dokumentit u ndryshua plani urbanistik i Qendrës Universitete të Prishtinës që ekzistonte deri në shtator të 1990.
Deri më tash, Kisha Ortodokse serbe nuk e ka publikuar këtë dokument.
E në Universitetin e Prishtinës kishte shërbyer si profesor edhe vet Hamdi Vraniqi. Ai para se të merrte detyrën e drejtuesit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës së Prishtinës – pas masave të dhunshme të regjimit – si shërbëtor i pushtetit të instaluar dhunshëm në Kosovë, Vraniqi kishte qenë profesor në Fakultetin Juridik në UP.
Funksion të rëndësishëm, para viteve 90’ta, pati edhe vëllai i Hamdi Vraniqit, Ramadan Vraniqi që drejtonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i djalit të atij që mundësoi ndërtimin e një kishe në oborrin e UP’së, Shpend Ahmeti – si kryetar i Prishtinës, pasi ishte zotuar në rrënimin e kishës, kohë më pas pati ndryshuar zotimin duke thënë se nëse Kisha ortodokse serbe arrin ta dëshmojë lejen për ndërtimin e saj duhet ta sjellë atë në komunë që të aplikoi për legalizim.
“Në qoftë se është ndërtim pa leje – sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”, pati thënë Ahmeti për REL, në tetor të 2015.
Dëgjojeni audion në vazhdim të prononcimit të Sava Janjiqit, ku thotë se lejen ua dha babai i Zëdhënësit të Vetëvendosjes.
Gazeta Express ka tentuar ta kontaktojë edhe Zëdhënësin Erzen Vraniqin për ta pyetur rreth kësaj çështjeje.
Ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës. Siç dihet, Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj mbajnë qëndrim bojkotues ndaj Gazetës Express.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje njihet si parti që e ka instaluar në vend diskursin “tradhtare e patriotë”. Ata, madje, përmes aksioneve – që ata i konsiderojnë simbolike – shpeshherë edhe i etiketojnë shtëpitë apo personat që ata i konsiderojnë si tradhtarë.
Mbetet të shihet se çfarë pozicioni do të mbajnë ata kundrejt zyrtarit të lartë të tyre, babai i të cilit punoi gjatë regjimit të Millosheviqit, e madje edhe dha lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e UP’së.