Një serb i dyshuar për dhunë në protestat e fundit në komunat veriore të Kosovës është arrestuar sot.
Paparaci.com ka marrë vesh nga burimet se kjo i ka mobilizuar serbët në pjesën veriore.
Serbët kanë lëshuar alarmin e urgjencës dhe raportohet se kanë filluar të mblidhen në veri.
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmendur arrestimin e siç shprehet ai “të anëtarëve të bandave” si kusht për depërshkallëzimin e situatës atje. /Paparaci.com/