Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion policor kundër drogës në disa lokacione në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit, me ç’rast njoftuan se tashmë disa persona kanë rënë në prangat e Policisë, si të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Kontrollet po vazhdojnë dhe gjatë këtij aksioni, sipas informacioneve të para, Njësia e Antidrogës pritet të sekuestrojë edhe një sasi të konsiderueshme të drogës.