1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Abazoviç nesër në Kosovë, vjen për një temë “të nxehtë”

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vjen nesër në vizitë disa ditore në Kosovë.

Arsyeja e vizitës së Abazoviç në Kosovë lidhet me zgjedhjet në komunat me shumicë serbe që janë paraparë të mbahen me datën 23 prill.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë zyrtarisht edhe pse në vitin 2021 në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, ai kishte vizituar qytetin e Prizrenit.

Zyrtarisht nuk ka ndonjë njoftim nga shteti i Kosovës dhe se ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Kosovë pasi që nuk ka pas ndonjë paralajmërim apo agjendë zyrtare.

Abazoviq në gusht të vitit të kaluar nga Kuvendi i Malit të Zi ishte votuar me 50 vota PRO që Qeveria e drejtuar nga kryeministri Abazoviç të bjerë. Për shkak të një marrëveshje që bëri me Kishën serbe, kryeministri shqiptar i Malit të Zi u përballë me mocion shkarkimi në Kuvend.

Në një seancë që ka zgjatur më shumë se 12 orë, 50 deputetë malazezë kanë rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Abazoviç./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img