Dyert janë hapur në një park në Mesquite të Teksasit kjo për t’u mbledhur sa më shumë njerëz për të parë eklipsin total diellor.
Një numër i madh i njerëzve atje vetëm se ka shkuar që të vendosen dhe kanë qëndruar aty për orë të tëra. Të gjithë ata ishin të pajisur me batanije, ushqim dhe sigurisht kamerat e tyre për të kapur momentin e madh qiellor.
Deri në 3,000 njerëz priten në park. Po ashtu, aty është menduar edhe për mundësit që të ketë shi, ku është vendosur një ombrellë e madhe, shkruan BBC.