Site icon PrishtinaPress

Ekipi i ri negociator nis takimin me Federica Mogherinin

Ekipi negociator i Kosovës, kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë arritur në selinë qendrore të zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Fillimisht me eskortën e tyre janë parë të kenë arritur kreu i Nismas, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin si dhe kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin, njofton Klan Kosova.

Pas tyre kanë arritur edhe Visar Ymeri e Dukagjin Gorani.

Takimi me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini është paraparë të jetë vetëm një takim njohës.

Exit mobile version