Site icon PrishtinaPress

Ekipi i Ermal Krasniqit gjobitet rëndë nga UEFA, rrezikon mospjesëmarrjen në garat evropiane

Kampioni rumun, CFR Cluj, është gjobitur nga UEFA, për shkak të shkeljes së fair-play financiar të vendosur nga forumi europian. 

Skuadra rumune do të duhet të paguajë 250 mijë euro.

Gjithashtu, CFR Cluj mori një dënim me kusht: rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane për tre vjet, nëse përsëritet.

Drejtuesit e skuadrës së Clujit siguruan se kanë marrë të gjitha masat që gabimet të mos përsëriten. 

“Situata financiare në të cilën ndodhemi sot është e supozuar dhe pikërisht në këtë kuptim, drejtuesit e klubit prej kohësh kanë bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar humbjet e bëra në vitet e fundit”, thuhej në njoftim

Exit mobile version