1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ekipi i Dukagjinit mbërrin në Gjibraltar pas një udhëtimi të gjatë

Skuadra e Dukagjinit është nisur në mbrëmjen e së martës për të mbërritur vetëm gjatë ditës së sotme në Gjibraltar në një udhëtim mjaft të gjatë.

Atje, klinasit do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj FC Europas në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në sfidën kthyese, të besuarit e Armend Dallkut do të hyjnë me epërsinë prej 2:1 të krijuar para një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Falë golave të Bujar Shabanit dhe Iljasa Zulfiut, klinasit kanë avantazh para ndeshjes së kthimit.

Qëllimi i ekipit kosovar është të mos pësojë humbje dhe të kalojë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

E në rast kualifikimi, në rrethin e dytë do të përballen me skuadrën kroate, Rijeka.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Dukagjini merr pjesë në garat evropiane.

Përballja mes FC Europa e Dukagjini do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 17:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img