Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka dal në terren me ekipet emergjente për ta parë gjendjen nga afër pas të reshurave të shiut në kryeqytet.
Ai ka thënë për Indeksonline se me ekipet emergjente kanë dal nëpër lagjet e Prishtinës dhe e kanë situatën nën kontroll.
Mbrëmjen e së hënës e ka përfshi Prishtinën një shi i madh që ka bllokuar rrugët dhe ka shkaktuar kaos./PrishtinaPress.eu