Site icon PrishtinaPress

Ekipa mobile vendoset në sheshin “Zahir Pajaziti”, pret dhuruesit e gjakut (VIDEO)

Sot është organizuar ekipi mobil i transfuzionit të gjakut për të grumbulluar gjak pasi që një ditë më parë ishte bërë paralajmërimi se kishte mungesa.

Ky organizim do të zgjasë dy ditë nga ora 10:00 deri në ora 17:00

Doktoresha Merita Morina ka thënë se kanë mungesa dhe se rezervat kanë filluar të zvogëlohen.

“Gjatë periudhës së verës ka më shumë kërkesa për të marrë gjak andaj presim që në ora 10:00 deri në 17:00 të vijnë të japin gjak të gjithë ata që janë të shëndetshëm nga mosha 18 deri në 65 vjeç.

Tutje Morina u shpreh se numri i lartë i aksidenteve ka bërë që numri i rezervave gjakut të zvogëlohet.

 

Exit mobile version