Site icon PrishtinaPress

Einxhel tregon se çfarë mund ta ndante atë dhe Dj Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më të ‘ëmbël’ të showbiz-it shqiptar.

Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale ku shpesh ndajnë detaje interesante nga jeta e tyre, qoftë kur janë në shtëpi, festa familjare apo edhe neë dreka e darka.I tillë ishte edhe një postim i fundit nga Einxhel që nuk i shpëtoi vëmendjes tonë.

Ajo ka zbuluar se ajo dhe Dj Dagz dolën në një ‘date’ mesa duket pa bebin e tyre, por jo çdo gjë shkoi siç duhet.

Një veprim i Dagz e ka mërzitur Einxhelin, ku në një video të publikuar në InstaStory, ajo ka filmuar Dagzin teksa luan me lojërat e tij në telefon dhe shprehet e ‘zemëruar’ që ai nuk po i kushton vëmendje.

“Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi. Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek ato makineritë, luaj tamam të paktën. Ta di që po më lë për bixhoz se aty nuk fiton asgjë. Bixhozxhi”, thotë Einxhel.

Exit mobile version