Site icon PrishtinaPress

Einxhel kujton takimin e parë me Dagz: Kështu biri im e takova babanë tënd

Sot, më gjashtë nëntor, shtëpisë së Big Brother VIP në Shqipëri iu bashkuan dy DJ-të nga Kosova, Dagz dhe PM.

Këto e ka rikujtuar ish-banorja e BBV, Einxhel Shkira e cila ka sjellur momentin e parë që u takua me partnerin e saj Dagz.

Einxhel bëri një postim në InstaStory duke publikuar videon nga momenti kur u njoftua me Dagzin ndërsa e cilësoi si dita kur jeta e tyre ndryshoi.

 

“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimi duke etiketuar edhe DJ Dagzin.

Kujtojmë që çifti që nisën lidhjen pikërisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja do të bëhen prindër të një djali./Prishtinapress/

Exit mobile version