9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

EHF përjashton Serbinë nga kualifikimet

Federata Evropiane e Hendbollit ka marrë vendim të përjashtojë Serbinë nga kualifikimet për Kupën e Botës për grupmoshat deri në 20 vjet.

Për shkaqe sigurie, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lejuar zhvillimin e ndeshjes së hendbollit mes vajza serbeve dhe atyre nga Kosova, e paraparë të luhej nga ora 16:00.

Përmes një komunikate të lëshuar nga EHF, është bërë e ditur përjashtimi i Serbisë nga garat kualifikuese.

“Në rrethanat e anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë për të luajtur ndeshjen, EHF ka vendosur që të përjashtojë ekipin kombëtar serb nga pjesëmarrja e mëtejshme”, thuhet në një pjesë të komunikatës së EHF.

Në këtë komunikatë po ashtu ceket edhe ndryshimi i vendit për zhvillimin e ndeshjes për shkaqe sigurie, ndërsa serbët dështuan prapë të ofrojnë siguri për zhvillimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img