Skuadra e Egnatias e ka shkruar historinë në futbollin shqiptar.
Skuadra nga Rogozhina e ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi në finale ka mposhtur Tiranën pas Extra-Time, me rezultat minimal 1-0.
Golin e fitores për Egnatian e ka shënuar Jackson Laurentino në minutën e 114-të.
Sulmuesi brazilian u tregua i saktë nga penalltia, duke i sjellë Egnatias trofeun e parë në Kupën e Shqipërisë.
Në anën tjetër skuadra e Tiranës, pasi humbi titullin e Kampionit të Ligës javën e kaluar, humbi edhe finale e Kupës, duke mbetur pa trofe këtë sezon.