Egnatia nuk ia del të shmangë humbjen në transfertë ndaj skuadrës së Bosnjë Hercegovinës, Borac Banja Luka, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve (1-0).
Kampionia e Shqipërisë, e cila luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak, pësoi gol në minutën e gjashtë shtesë e tashmë do të ketë një detyrë më të vështirë në ndeshjen e kthimit, ku duhet të fitojë me dy gola diferencën për t’u kualifikuar (ose me një gol diferencë, duke pasur fat në goditjet e penalltive).
Gjatë ndeshjes pati edhe thirrje raciste e shoviniste, madje duke e shpalosur hartën e Kosovës me flamurin serb.
Për disa minuta, klubi i Egnatias ndërpreu ndeshjen, pas këtyre thirrjeve.