Një debat tensionues nisi që nga mëngjesi midis Eglës dhe Liamit brenda shtëpisë së BBVA-s.
Aktorja Egla Ceno vazhdimisht i thoshte Liamit që ai nuk duhet t’i tregojë asaj se çfarë duhet të bëjë e të veprojë.
“Një grua nuk preket as me mendim e lë më me dorë, ndyrësirë”, i thoshte ajo Liamit derisa debati i tyre eskaloi edhe më tej.
Në debat e sipër, Liami madje u dëgjua t’i thoshte Eglës “që të futej në pishinë dhe të shpëlaj ligësitë”.
Megjithatë, ajo nuk qëndronte aspak indiferente derisa i thoshte se “do e mësonte se si të sillet”.