4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten

Egjipti ka njoftuar se i ka udhëzuar të gjitha linjat e ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes.

Ky njoftim erdhi pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, ku thuhet se udhëzimet vlejnë prej orës 1:00 deri në orën 4:00 të enjten në mëngjes.

“Të gjithë avionët egjiptianë do ta shmangin fluturimin mbi Teheran. Asnjë avion nuk do të lejohet të fluturojë mbi një territor të tillë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit tha më vonë të mërkurën se njoftimi ka për qëllim uljen e rreziqeve të sigurisë së fluturimeve, pas një njoftimi që mori nga autoritetet iraniane.

“Stërvitje ushtarake do të mbahen mbi hapësirën ajrore iraniane më 7 gusht, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, dhe nga ora 4:30 deri në orën 7:30 më 8 gusht, sipas kohës së Teheranit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img