Për krisjen e marrëdhënies mes tyre, duket se ka shërbyer rikthimi në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes.
Kiara e akuzon se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.
Kiara: Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.
Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.
Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti kë folur pë mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.
Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.
Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur nj foto me mua.
Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.
/PrishtinaPress/