Katër ish-banorë të Big Brother VIP Albania iu bashkuan sërish këtij formati të shtunën që lamë pas.
Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi u bën sërish pjesë e shtëpisë së famshme dhe hyrja e tyre ka ngjallur debate të reja mes banorëve.
Por, ajo që ka marrë vëmendje është edhe ndryshimi i moderators Kiara Tito, e cila për shumë banorë po konsiderohet si e ashpër dhe arrogante.
Kiara që pas hyrjes së dytë në BBVA, është parë më e afërt me partnerin e saj Luizin duke injoruar shumicën e banorëve të tjerë.
Këtë sjellje të saj së fundmi e ka komentuar edhe Efi e cila që nga fillimi i formatit ka qenë e afërt me Kiarën dhe Luizin.
Në një diskutim me Nitë, Efi tha se edhe ajo e ka vënë re këtë ndryshim të Kiarës, por sipas saj ndaj banorëve të tjerër dhe jo edhe ndaj saj.
/PrishtinaPress/