Big Brother VIP Albania po sjell vazhdimisht situata dhe debate të ndryshme mes banorëve që po vazhdojnë këtë rrugëtimi.
Kur kanë mbetur më pak se një muaj, banorët po sjellin diskutime të ndryshme duke krijuar dinamika që ngjallin kureshtjen e publikut.
Një tjetër spektakël i ‘zjarrtë’ me debate ishte edhe mbrëmë (e martë) kur disa prej banorëve diskutuar ashpër me njëri-tjetrin.
Por, ato vazhduan edhe pas përfundimit të spektaklit kur debatin e ndodhur në mes të Luizit dhe Kristit e komentuan Efi me Nitën.
Efi ka insistuar duke thënë se Kristi po mundohet me çdo kusht që të zërë vendin e aktores Olta Gixhari për t’i dalur përballë Luizit.
“E mira është që Luizi prapë mbetet Luiz, kurse dikush duhet të zërë vendin e Oltës, është shumë e dukshme kjo gjë, ky po përpiqet, të gjithë po marrin nga njëri-tjetrin, (Luizi) është aty ku është sepse edhe kur ai nuk është prezent çdo lloj muhabeti lidhet me të, ai e ka arritur, kurse ky (Kristi) po përpiqet të arrij dhe po duket, është shumë e dukshme dhe e shëmtuar”, tha Efi.
Në anën tjetër ndonëse edhe ajo është përfshirë në debate me Luizin ditëve të fudnit, Nita u shpreh se këngëtari është një super lojtar dhe këtë nuk e mohon.
Theksojmë që banorët e mbetur janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, finalja e madhe mbahet më 6 maj.