Site icon PrishtinaPress

Efi dhe Kiara bëjnë xing me veshjen

Kiara dhe Efi ishin dy prej banoreve më të spikatura të “BBVIP” në edicionin që lamë pas, me këtë të fundit që arriti të shkojë deri në finale, e sic mund ta mbani mend, vajzat ishin shumë të afërta (të paktën për pjesën më të madhe të reality show-t) dhe patën të njejtat “shije” në lojë, në aleatë (Luizi), por edhe në jetë, duke qenë se u bënë edhe mikesha të ngushta.

Tani që programi ka mbaruar, duket se nuk janë më, të paktën nuk e shfaqin, megjithatë gocat vazhdojnë të kenë të njejtat shije…këtë herë në veshje.

Kështu, në postimet e fundit në Instagram, teksa është me pushime, Efi ka ndarë me ndjekësit edhe veshjen që ka zgjedhur dhe është një fustan i verdhë, i lirshëm, i përshtatshëm për “beach mode” dhe lehtësisht i kombinueshëm me aksesorët që ish-banorja e BBVIP ka zgjedhur.

Të njejtin fustan ja kemi parë veshur Kiarës pak ditë më parë, në një video që ka postuar, teksa fansat e saj janë kujdesur që ta kapin momentin dhe tashmë kemi provat që pavarësisht marrëdhënies së tyre, ajo dhe Efi vazhdojnë të mendojnë “njësoj”, të paktën në stil.

 

Exit mobile version