Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një bujë të madhe prej muajsh.
Banorët e shtëpisë së famshme janë kthyer në personazhet më të komentuar të momentit në media rozë.
“Finalja do bëhet në shtëpinë tonë, në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. 150 vende për ata persona që do jenë fatlum nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër ata që I kanë parë 24 orë. Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tha regjisori.
Tutje, Grishaj ka mohuar pretendimet se finalja do të mbahet në stadiumin “Air Albania” duke thënë se do të zhvillohet siç ka ndodhur deri më tani në studion e televizionit.