Edona James me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” është shndërruar në një ndër konkurentët më të komentuar, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë.
Shpesh herë ajo bëhet pjesë e disa situatave të tensionuara dhe debateve me banorët e shtëpisë.
Edona njihet për natyrën e saj të sinqertë dhe pa komplekse, e cila gjatë qëndrimit në këtë shtëpi ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Së fundmi teksa po bisedonte me Linda Halimin, transgjinorja ka treguar se tiparet që ajo pëlqen te një mashkull.
“Nuk e kam në tip, por me të ndodh kur e sheh dikë e dashurohesh sikur të ka ndodhur ty, ka djem të bukur, por kur e hapin gojën mbaron çdo gjë. Kam dëshirë që burri im të jetë më i vendosur, më serioz, nuk dua që të jetë si unë, duhet të jetë dikush që më mbron”, ka thënë Edona mes tjerash.