Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona, në cilësinë e finalistes ka komentuar rrugëtimin në këtë format televiziv.
“Si ka qenë rrugëtimi yt?”, ka qenë një pyetje drejtuar Edonës.
“Jam tut me hy këtu brenda sepse jam tut prej paragjykimeve, dhe një mund ta them, këtë se kam pasur këtu. S’jam gjykuar kurrë prej banorëve për personin që kam qenë e çfarë jam, e çfarë kam bërë. Për këtë kam ndejtur deri në fund, sepse më keni pranuar të gjitha, edhe kur kam folur palidhje e +18”, ka thënë Edona.