Site icon PrishtinaPress

Edon Zhegrova zbulon objektivat e mëdhenj për vitin 2019

Edon Zhegrova beson se viti 2019 do të jetë i suksesshëm për të, si në nivelin individual ashtu edhe në atë ekipor

Edon Zhegrova e pati shpërthimin e tij në vitin 2018, kur debutoi edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, krahas paraqitjeve me ekipin e tij, Genk, shkruan prishtinapress.eu

Talenti kosovar realizoi dy gola për “Dardanët” dhe vlera e tij u rrit dukshëm.

Madje, gjatë këtij muaji “Messit të Kosovës” ia vënë syrin edhe gjigantët evropianë, Barcelona e Milani.

19 vjeçari ndihet mjaft mirë që po përfolët emri i tij, por për momentin është i fokusuar tek ekipi aktual, Genk.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës beson se viti 2019 do të jetë i suksesshëm për të, si në nivelin personal, pasi pritet të transferohet në një klub më të madh, ashtu edhe në atë ekipor me Përfaqësuesen e Kosovës, e cila sivjet do të luajë në kualifikimet e Evropianit 2020.

“Viti 2019 shpresoj dhe besoj se do të jetë një vit i suksesshëm, si me klubin, po ashtu edhe Kosovën. Synimet janë të mëdha”

Ai nuk e di nëse do të largohet nga Genku këtë muaj apo gjatë verës.

“Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

Ndërkohë, thotë se po punon fort dhe është në kërkim të rastit të tij për të luajtur në vazhdimësi tek Genku.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi  në fund futbollisti i transferuar jashtë Kosovës para pak vitesh nga gjiganti kosovar, FC Prishtina.

 

 

 

Exit mobile version