Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor te skuadra franceze, Lille.
Klubi francez postoi një video në “X” duke njoftuar se sulmuesi kosovar ka fituar çmimin e më të mirit për muajin tetor.
Gjatë muajit tetor, 24 vjeçari luajti në gjashtë ndeshje në total (Ligue 1 dhe Conference League), duke kontribuar me katër asistime dhe një gol.