Site icon PrishtinaPress

Edon Zhegrova gati për ndeshjen ndaj Aston Villës, në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Edon Zhegrova është pa dyshim lojtari më në formë kosovar i momentit.

Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Lillet, me të cilin do të zbresë sonte në fushën e blertë.

Ekipi francez do të përballet me Aston Villën në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

25 vjeçari do të mundohet “ta pushtojë” Anglinë me një paraqitje tjetër spektakolare, siç ka ditur shpesh të bëjë në këtë edicion.

Përfaqësuesi kosovar e ka një mundësi ideale për ta shfaqur talentin dhe potencialin e tij në Angli sonte pasi gjatë verës që vjen pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

Exit mobile version