1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Edon Gashi emërohet trajner i Ballkanit U21

Edon Gashi do të jetë trajner i skuadrës U21 të Ballkanit.

Siç dihet, nga ky sezon në Kosovë do të nisë edhe Liga U21 – aty ku do të garojnë shpresat e klubeve që janë pjesë e Superligës.

Klubi i Ballkanit njoftoi këtë të diel se punën e trajnerit te kjo grupmoshë ia ka besuar Edon Gashit.

Gashi do të vazhdojë gjithashtu të jetë edhe ndihmës i trajnerit, Ilir Daja.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Të dashur tifozë, 

Siç e dini, sivjet nis edhe edicioni i garave i kampionatit të shpresave, U-21. 

FC Ballkani është duke u bërë gati për këtë sezon, me synime të qarta edhe për këtë gjeneratë, sikurse me të gjitha të tjerat. 

Për t’i realizuar ato, drejtimin e djemve U-21, ia kemi besuar Edon Gashit, i cili njëherit është dhe do mbetet edhe ndihmës i Ilir Dajës te skuadra A. 

Si klub kampion, me objektiv kyç mbrojtjen e titullit, për ne rëndësi të jashtëzakonshme ka puna me të rinjët, për çka me seriozitetin më të madh të mundshëm, do të punojmë bashkë që të vazhdojmë të nxjerrim talentë, të cilët do t’i shërbejnë edhe ekipit të parë, por edhe vetë futbollit shtetëror të Kosovës. 

Edonit, klubi i uron suksese në arritjet e objektivave të përbashkëta që kemi. 

Na priftë e mbara!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img