Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Editë Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dalin pa arritur një marrëveshje, shkruan Express.
Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton. Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga GJND-ja.
Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një burrështetas dhe për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.
“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi.
Harxhi ka thënë se sanksionet e përmendura janë çorientuese dhe kundërproduktive.