Site icon PrishtinaPress

Edita Tahiri: Përpjekjet e Kurtit s’patën sukses për ta ndalur Asociacionin, nuk ndihmoi as tymi në veri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po mund ta shmang Asociacionin.

“Escobar kerkon Asociacionin menjehere, sic po shihet as perpjekja e fundit e Kurtit per ta shmangur ate nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi”.

Exit mobile version