-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Edita Tahiri kërkon të hulumtohet origjina kombëtare e Edi Ramës pas deklaratës për veriun e Kosovës

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërrasë urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim ndaj një deklarate të Ramë për prestigjiozen Financial Times se veriu i Kosovës po bëhet “tokë e askujt” me kalimin e viteve, Tahiri ka kërkuar reagim nga autoritetet shqiptare.

Ajo ka propozuar që Ramës t’i hulumtohet prejardhja kombëtare.

“Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka thënë Tahiri në një shkrim në Facebook.

Shefi i qeverisë shqiptare i cili së fundmi ka shtuar thirrjet ndaj NATO-s për marrje nën kontroll të pjesës veriore të Kosovës, po ashtu ka thënë se “me kalimin e viteve, veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”.

“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan Financial Times.

“Veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, ka thënë Rama për Financial Times.

Rama u ka bërë thirrje liderëve perëndimor për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Ndërkaq, të hënën gjatë një vizite në Zagreb, Rama kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të merren masa ndaj Beogradit për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img