3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama tregon se kur do të jap dorëheqje

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve të shumtë, kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Në statusin e publikuar nga Edi Rama ku ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha, kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë shprehur kundërshtinë e tyre për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
“Sipas Lulit edhe PISA2015 ka perkthyer gabim rezultatet e Shqiperise ne arsim!E kane paguar! Dikush t’i thote qe paraja nuk eshte gjithçka”, shkruan Rama ditën e sotme.
Mes komenteve të shumta, një nga qytetarët i ka kërkuar që të japë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Por ky i fundit në përgjigjen e tij i është shprehur se për momentin nuk mund të ia plotësojë këtë dëshirë.
Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI 1: Po merru me Lulin ti, merru me njerëzit që nuk kanë çfarë të hanë bukë, se Luli në terezi e ka. Se edhe ti si ai ke bërë dhe po bën (edhe më keq) s’te vjen zor. Po fajin e kemi ne që ju kemi në dorë edhe s’ua “presim” kokën…bëni qejf bëni
EDI RAMA: Ndue, në fakt ty duhet të vijë zor nga kjo mënyrë të foluri sepse flet për bukën e gojës me fejsbuk e me celular dhe në fakt, s’di as çfarë thua miku im!
KOMENTUESI 1: Pse ti që shkruan statuse në FB dhe na thua përralla çfarë po bën. Ja pra 3 vite kryeministër “ku ishim, asgjëkundi, çfarë bëmë, asgjësendi”. Sa rri në FB z.kryeministër hidhi ndonjë sy ekonomisë dhe mëso të shkruash se edhe je “shkrimtar”…
EDI RAMA: Unë nuk them përralla po tregoj fakte e shifra reale! Ku ishim? Në pikën më të ulët të gjithçkaje. Çfarë bëmë? Reforma e masa për të bërë shtet! Të duket se jemi njësoj si ishim si vend, si shtet, si ekonomi e me radhë? Ndjesë po s’të ndihmoj dot nëse nuk do të shohësh.
KOMENTUESI 1: Edi faktet ashtu ti sjellin ty në tavolinë edhe kujton se është ashtu vërtet. Po e vetmja gjë që ke bërë dhe të them bravo është rendi. Për të tjerat më vjen keq por akoma te pika “0” jemi…
EDI RAMA: Ah, doli një bravo. Faleminderit se s’është pak! Po ja kjo e arsimit si të duket apo mendon edhe ti si Luli që është përkthyer gabim se kanë marrë para ata të huajt andej? Hahaha prapë me pagesat si Luli?
KOMENTUESI 1: Për arsimin mendoj kështu. Kam mbaruar shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” 4 vjet…dhe i pa punë. Po nuk pate mik s’bëhet gjë…Ja ky është arsimi në Shqipëri që s’të vlerëson as shteti që të jep diplomën dhe notën…
EDI RAMA: Shteti nuk ka punë në shtet me arsim të mesëm po me siguri po ta kërkosh në privat e gjen!
KOMENTUESI 2: Sa shumë fjalë ka dhe sa pak punë bën Luli. Sot është dita e rinisë ç’keni bërë ju për rininë në 3 vjet?
EDI RAMA: Rinia është në radhë të parë arsim! Ç’kemi bërë? Lexo e shkruaj
KOMENTUESI 3: Varfëria na mbyti ti flet broçkulla. Taksat janë në stratosferë…shkollat janë shtrënguar, s’kemi bukë të hamë.
EDI RAMA: Atëherë me radhë: Kush ta ka thënë apo ku e pe që Shqipëria po varfërohet më shumë?! Sepse tjetër gjë thonë shifrat e ekonomisë, të të ardhurave të njerëzve dhe konsumit të tyre, tjetër gjë thonë Banka e Shqipërisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Taksat në stratosferë? Po çfarë takse paguan ti për shembull që të duket stratosferike, di të më thuash ndonjë? Sepse shifrat reale tregojnë që taksat janë ulur për 97% të taksapaguesve shqiptarë, sidoqoftë ma trego ti një taksë stratosferike! U shtrënguan shkollat se s’merret dot masteri me mesatare 5.9? A e di çfarë është masteri? Si mund të merret me 5.9? Ku ndodh kjo, në cilin vend të Europës? Dhe e fundit: S’ke bukë të hash? E para kjo nuk është e vertete sepse kush s’ka bukë s’ka as celular e as fejsbuk, dhe e dyta, merr shembull nga ata që mësojnë dhe shkëlqejnë e nuk ankohen në facebook në emër të popullit! Kurajo e suksese
KOMENTUESI 4: Historia na ka treguar se paraja është gjithçka për ju politikanët.
EDI RAMA: Ah vërtet, i njeh të gjithë apo e ke me të degjuar?! Kë dëgjon? Llafet e kazanit? Jo jo, s’janë njësoj jo, të siguroj
KOMENTUESI 5: Jep dorëheqjen kryeministër kanabist, rilindje kanabistësh, ti tradhëtove socialistët.
EDI RAMA: Më vjen keq po s’ta plotësoj dot dëshirën dhe mos u qaj hallin socialistëve se sidomos qarjen e hallit nga gjuhët që flasin SHQUP nuk e durojnë dot fare
KOMENTUESI 6: Ashtu është, po për ty, çfarë është paraja? Pse populli është kaq i varfër saqë s’ka lekë për bukë. Pse nuk ju jep ndihmë ti pra?
EDI RAMA: Populli s’je ti e s’flet dot në emër të tij! Për mua paraja meqë pyete është mjet jo qëllim dhe sa për dijeninë tënde është një mjet që nuk më ka bërë e s’më bën dot kurrë të braktis qëllimet e mia! Kuptove?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img