Edi Rama sapo ka bërë edhe një reagim rreth komentit të mëparshëm ku kishte krahasuar ofendimet që serbët i kishin bërë dikur për Dua Lipën dhe kosovarët për Goran Bregoviqin.
Rama ka thënë se janë të njëjt si ata që shajnë e mallkojnë Duan dhe si ata që bëjnë të njëjtën gjë ndaj Dua Lipës.
“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE
Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë të vërtetën e hidhur se të barabartë njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportisrët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes” shkruan Rama në reagim.