14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë: Kjo quhet krenari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas barazimit të Shqipërisë në ndeshjen me Kroacinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar “Kjo quhet krenari”.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.” – ka thënë ai tutje.

Rama ka bërë thirrje për “kokën lartë e përpara”.

“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën” – shkroi kryeministri i Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img