Site icon PrishtinaPress

Edi Rama promovon librin ‘Kurban’ në Beograd: Nuk kam menduar se do të bëhem politikan

Libri tregon mes tjerash edhe mbi vështirësitë në jetën personale të Edi Ramës.

Para pak minutash, Edi Rama ka promovuar librin e tij “Kurban” para lexuesit serb në Beograd.
Rama po qëndron në kryeqytetin serb për shkak të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë në Beograd, një ngjarje që ka marrë vëmendjen e medieve botërore.
Rama gjatë promovimit të librit ka treguar se Shqipëria dhe Serbia kanë sot marrëdhënie më të mira sesa që kishin para dy vitesh. Droni që erdhi si bumerang në lojën futbolliste ndezi gjakrat nga të dyja anët, por gjërat kanë ndryshuar, sipas Edi Ramës.

Libri tregon mes tjerash edhe mbi vështirësitë në jetën personale të Edi Ramës, si problemet me shëndetin e djalit të tij, shkruajnë mediet serbe.
Në ballinën e librit është paraqitur një bombë, e pikturuar nga artisti Mrden Bajic, i cili bashkë me Edi Ramën dikur ishin shokë në Paris të Francës. Sonja Biserko, Borka Paviqeviq e Vanja Udoviqiq ishin të pranishëm në promovim, ku nuk ka munguar as Daqiqi.

 

Exit mobile version