Site icon PrishtinaPress

Edi Rama pritet me ceremoni zyrtare nga homologu kroat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologu kroat, Andrej Plenkoviq.

Të dy kryeministrat, pastaj vijuan takimin në katër sy brenda qeverisë kroate, raporton Top-channel.tv.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm mes dy vendeve.

I pari i qeverisë shqiptare në këtë takim është i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja  e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Albana Koçiu.

 

Exit mobile version