Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën në datë 17 mars në Gjirin e Lalëzit në Durrës per herë të tretë në pak kohë.
Më herët u mbajtën 2 asamble gjatë muajit shkurt.
Rendi i ditës:
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”
5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.