Site icon PrishtinaPress

Edi Rama kryeson listën si politikani më i suksesshëm në rrjetet sociale, renditet i dyti në botë

Kryeministri Edi Rama kryeson listën si politikani më i suksesshëm në rrjetet sociale.

Sipas drejtuesit të “Terra Data Analytics”, Blerim Gjeladini, Rama renditet në vend të dytë ose të tretë në botë.

“Qeveria është në avantazh në krahasim me opozitën, por jo vetëm. Në rast se masim rrjetet sociale të liderëve botërore, kryeministri i Shqipërisë renditet i dyti apo i treti, për numër postimesh, reagimesh”.

Politika i ka shndërruar rrjetet sociale në mekanizëm për të ndryshuar opinionin publiku, thotë Gjeladini, që shpjegon si përdoren robotët për të postuar e komentuar në rrjet.

Exit mobile version