Site icon PrishtinaPress

Edi Rama konfirmon katër ministrat që do largohen nga Qeveria

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar emrat e 4 ministrave të cilët do të largohen nga qeveria e tij, duke mohuar aludimet se këto largime janë imponuar nga aleati Meta, apo nga presioni i ushtruar nga Partia Demokratike.

“Së pari këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjen televizive të PD. Të 4 ministrat e rinj do të jenë po nga Partia Socialiste Ndryshimet nuk lidhe me ndonjë kërkesë të Ilir Metës. ”, u shpreh Rama, duke theksuar se “ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asnjë gjë tjetër përveçse drejtuesit tanë politike të fokusohen në kontaktet me njerëzit për zgjedhjet.”

Ashtu siç edhe Top Channel pati bërë publike më herët, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi janë edhe ministrat që do të largohen.

Rama ka shprehur konsideratë për 4 ministrat e larguar ndërsa Tahirin e ka cilësuar “Kampioni ynë, që transformoi policinë nga institucioni më i korruptuar pas gjyqësorit, në një institucion model”.

Exit mobile version