1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama i reagon gazetares: Nuk kam asnjë koment për Albin Kurtin deri me 26 prill

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk do të komentoj deri me datën 26 prill.

Edi Rama ka folur sot në ‘Ilva Now’, për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Ai ka përmendur minishengenin ballkanin si një mundësi për të hequr kufijtë midis dy shteteve Shqipëri –Kosovë.

“Shengenin e parë rajonal e ka artikuluar Fatos Nano në një kohë që dukej çmenduri. Unë e kam rifutur sepse u krijuan kushtet. Shengeni rajonal nënkupton heqje kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”, tha z Rama, ndërsa shtoi se ndër liderët e shteteve pjesëtarë ka qenë pikërisht ai që e ka shtyrë si ide minishengenin. Minishengeni është ide që e kam shtyrë unë i pari dhe kam dëshmitarë për këtë. Që kur jemi mbledhur në Berlin herën e parë”, ka thënë Rama.

Rama tha për dialogun në Kosovë se duhet të përbëjë prioritet, në mënyrë që Kosova të ngrihet në nivel në aspektin ekonomik dhe social.

“Duhet të shohim si do të shkojë procesi në Kosovë, për mua e ardhmja e Kosovës pa vendosmërinë për të mbaruar dialogun është e mjegullt jo në sensin e pavarësisë por në sensin e kapaciteteve që mund të vihen në dispozicion për ta ngritur Kosovën në nivel tjetër në aspektin ekonomik dhe social”, ka thënë ai.

Tutje Rama është pyetur nga gazetarja në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por që nuk ka pranuar të japë asnjë koment.

“Unë e nuk komentoj Albin Kurtin. Më fute Albin Kurtin në bisedë, nuk kam asnjë koment në lidhje me Albin Kurtin deri me 26 prill. Pastaj mund të flas”, u shpreh Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img