4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama i ndan mirënjohje Fatos Nanos, e quan lider historik për Shqipërinë liberale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një dedikim, duke i ndarë edhe mirënjohje liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos, i cili aktualisht po lufton me jetën, për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Ai thotë se Nano, qe ai i cili vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale.

Kjo siç përmend Rama, në një kohë kur Shqipëria po përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes.

LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot bashkë me lutjet tona edhe mirënjohjen tonë të madhe, për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img