Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, ka potencuar se mendon të largohet nga politika.
Por, ai thotë se kur e mendon këtë pastaj brengoset se si do të vazhdojnë punët.
“Sa herë mendoj unë ‘ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje.
Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, ka thënë Rama.