Site icon PrishtinaPress

Edi Rama: Demaçi, rebeli i llojit të rrallë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur, Adem Demaçi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka shkruar se i ndjeri ishte një rebel i llojit më të rrallë. Sipas tij, Demaçi iku si një zotëri që i tha të gjitha.

“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë????Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, ka shkruar ai.

Exit mobile version