Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama nuk pritet të marrë pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”
Megjithëse atij i është dërguar ftesë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për të marrë pjesë në këtë ceromoni shtetërore, Edi Rama nuk shihet gjëkundi.
Sipas informacioneve të Indeksonline Kryeministri Rama nuk po merr pjesë në përurim dhe ai deri më tani nuk ka dhënë ndonjë arsye të mospjesëmarrjes në këtë ceremoni.
Raportet në mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama kohëve të fundit janë ftohur për shkak të qëndrimeve që ka pasur kryeministri Rama rreth çështjes së kufinjëve të Kosovës. Si duket edhe kjo mund të jetë arsyeja e mospjesmarrjes në përurimin e autostradës.
Ndërkohë që në këtë ceremoni po marrin pjesë dy kryeministrave fqinje, ai i Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.