Site icon PrishtinaPress

Edhe zëvendësministrat në protestë, të pakënaqur me Ligjin për pagat

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, iu ka bërë thirrje të gjithë zëvendësministrave që të marshojnë kundër Ligjit për pagat.

Rreth 80 zëvendësministra numëron qeveria “Haradinaj”, shkruan prishtinapress.eu

Si duket këta zëvendësministra janë të pakënaqur me ligjin për pagat. Është zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ai i cili iu ka bërë thirrje të gjithë zëvendësministrave që nesër prej orës 12:00 të dalin e të marshojnë në sheshin “Nënë Tereza”, në shenjë pakënaqësie për Ligjin për pagat.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Koci po ashtu iu ka bërë thirrje edhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe të rregullatorëve ekonomik që t’i bashkohen këtij marshi, pasi që sipas tij, të gjithë këta me Ligjin për pagat konsiderohen si shërbyes civil.

Postimi i plotë i Kocit pa ndërhyrje:

Ftoj gjithë zëvendësministrat(nuk jemi pak!), që nesër prej orë 12 të marshojmë në sheshin Nëna Terrze, në shënjë paknaqësie me Lugjin për pagat dhe solidarizim me gjithë grevistët!

Nuk di pse po heshtin punëtorët e Ndërrmarrjeve Publike dhe ata të Rregullatorëve ekonomik, që i kanë futë në një thes me shërbyeit civil!.

Exit mobile version