Site icon PrishtinaPress

Edhe sot tentohet të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

Për të disatën herë me radhë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Takimi është paraparë të fillojë nga ora 9:30.

Konstituimi i këtij Komisioni ka dështuar gjashtë herë, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje. Ky bojkotim i shumicës parlamentare është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky Komision pritet të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Exit mobile version