Site icon PrishtinaPress

Edhe sot në kërkim të policëve

Pjesëtarët e FSK-së, NJSI-së dhe Alpinistë nga klubi i Prishtinës, pritet të rinisin edhe sot kërkimet për policët e zhdukur të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo.

Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina. Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate.

Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës Malësor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.

 

Exit mobile version