6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Edhe sot mot i ftohtë, javën tjetër ngritën temperaturat

Prishtina Weather ka njoftuar se se sot do te ketë reshje bore, derisa javën e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave.

“12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta”, thuhet bë postim.

Ngrica e kthjellime të shtunën.  Të dielën reshje të pakta bore.  Javën e ardhshme temperaturat në rritje.

10.02.2023 – Mot i kthjellët dhe me ngrica orëve të mëngjesit parashihet për ditën e shtunë.  Ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, ku gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta.

Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vranësira, ndërsa temperaturat gradualisht shënojnë rritje.

Në fundjavë ndotësit ajror mbeten më të përqendruara pranë sipërfaqes, e indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.  Ditën e diel, orëve të pasdites me qarkullim më të mirë ajror, që shpërndanë ndotësit, indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

11.02 – Kryesisht me diell dhe ngrica në mëngjes.  Vonë në mbrëmje vranësira kalimtare.

12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta.

13.02 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

14.02 – Më shumë intervale me diell, e pasdite edhe vranësira kalimtare.

15.02 – Vranësira paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale mbesin në vlera negative, të shtunën zbresin edhe deri në -8C, e më pas luhaten ndërmjet -5C e -2C.  Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielën me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img