Edhe sot kolona në pikat kufitare të Kosovës, deri në katër orë pritje në Merdare

86
Advertisement

Pikat kufirare të Kosovës këto ditë kanë qenë thuajse çdoherë të ngarkuara me kolona të gjata të automjeteve, si pasojë e ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë.

Advertisement

Edhe sot Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolona të gjata janë shkaktuar në Merdare mbi dy kilometra në dalje kurse deri në 100 metra në hyrje. Pritjet në këtë pikë kanë qenë deri në katër orë në dalje ndërsa në hyrje deri në një orë, shkruan Telegrafi.

Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë, kolona deri në 200 metra janë shkaktuar në dalje. Pritjet në këtë pikë janë deri në një orë në dalje kurse në hyrje deri në 10 minuta.

Në pikë kalimin Muçibabë janë shkaktuar kolona deri në 50 metra në dalje kurse pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërsa në Vërmicë, kolonat janë deri në 20 metra në hyrje dhe në dalje, kurse pritjet deri në 10 minuta.

Kurse në pikë kalimet tjera kolona nuk ka.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës